• e premte, 27 dhjetor 2024

Hanter Bajden u shpreh i pafajshëm pas akuzave për armë zjarri

Hanter Bajden u shpreh i pafajshëm pas akuzave për armë zjarri

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - Djali i presidentit amerikan Hanter Bajden sot para gjykatës u shpreh i pafajshëm pas tre akuzave  lidhur me armët që i ka blerë në vitin 2018, ndërsa dyshohet se ka përdorur substanca të paligjshme.

Avokatja e tij, Abi Lovell, tha se Bajden do të paraqesë një mocion për të pushuar çështjen, duke sfiduar kushtetutshmërinë e tij", raporton Si-En-En.

Hanter Bajden u akuzua për posedim të një arme zjarri pavarësisht se ishte i varur nga droga, si dhe për deklarata të rreme kur bleu një armë.

Prokurorët pretendojnë se Bajden gënjeu kur plotësoi formularin kur bleu armën, sepse ai nuk deklaroi se kishte përdorur substanca të ndaluara. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR