• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hanter Bajden shpallet fajtor për armëmbajtje pa leje

Hanter Bajden shpallet fajtor për armëmbajtje pa leje

Uashington, 11 qershor 2024 (MIA) - Porota shpalli djalin e presidentit amerikan Xho Bajden, Hanter Bajden fajtor për të tre pikat në një gjyq federal për armë, njoftuan sot disa media, duke cituar gazetarët në sallën e gjyqit, raporton DPA. 

Henter Bajden ishte akuzuar për dhënie të deklaratave të rreme gjatë blerjes së armëve në tetor të vitit 2018 dhe fshehjen e varësisë së tij nga droga gjatë asaj kohe. Ai mund të përballet me dënim me burg deri 25 vite dhe gjobë deri 750.000 dollarë.

Presidenti amerikan më parë deklaroi se nuk ka do ta falë djalin e tij në rast të gjykimit, vëren DPA. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR