• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hanter Bajden pranon se është fajtor për akuzat rreth shmangies së detyrimeve tatimore

Hanter Bajden pranon se është fajtor për akuzat rreth shmangies së detyrimeve tatimore

Uashington, 6 shtator 2024 (MIA) - Hanter Bajden, djali i presidentit të SHBA-së Xho Bajden, është deklaruar fajtor për disa akuza federale për shmangien e pagesave tatimore dhe në këtë mënyrë ka shmangur gjykimin që pritej të hidhte dritë mbi marrëveshjet e tij rreth biznesit dhe stilin e tij të jetesës, njoftuan mbrëmë një pjesë e mediave amerikane.

Me pranimin e fajit, përfundoi një dite plot tensione në gjykatën federale në Los Anxhelos, ku duhej të fillonte zgjedhja e porotës, por ajo nuk do të ndodhë.

Në fillim të gjykimit, avokati i Bajdenit propozoi një marrëveshje të pazakontë ku djali i presidentit do ta mbante fajin, përderisa pranon se provat janë të mjaftueshme për aktakuzë.

Prokurorët thanë se janë të tronditur nga propozimi për të ashtuquajturën marrëveshja "Alford" dhe se nuk do ta mbështesnin pranimin e fajit.

"Hanter Bajden nuk është i pafajshëm. Hanter Bajden është fajtor", deklaroi prokurori Leo Vajs para gjyqtarit të qarkut Mark Skarsi i emëruar përderisa ishte president, Donald Tramp.

Më vonë, avokati i Bajdenit u kthye nga një pauzë dhe i tha Skarsit se klienti i tij do të refuzonte një pranim të tillë dhe do të pranonte fajin pa bërë ndonjë marrëveshje me prokurorët e udhëhequr nga këshilltari i posaçëm, Dejvid Vajs.

"Të vazhdojmë", deklaroi avokati i Bajdenit.

Ai tha se kjo ndjekje penale paraqet një periudhë të rëndë për familjen e Bajdenit dhe se një stres plotësues do të ishte nëse ka gjykim në Los Anxhelos, ku anëtarët e familjes së Bajdenit do të përfshiheshin si dëshmitarë.

Skarsi i tha madje Bajdenit se akuzat bartin një dënim maksimal prej 15 vite burg dhe gjobë maksimale midis 500.000 dhe një milionë dollarë.

Djali i presidentit për këtë më parë u deklarua se është i pafajshëm në lidhje me atë se nuk ka paguar të paktën 1.4 milionë dollarë tatime të cilat i ka pasur si borxh nga viti 2016 deri në vitin 2019. Nëntë akuzat përfshijnë tre vepra penale dhe gjashtë kundërvajtje. Në të konfirmohet se nuk ka dorëzuar deklaratat tatimore ose nuk ka paguar taksat gjatë periudhës së shpenzimeve ekstreme nën ndikimin e drogës. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR