• e premte, 08 nëntor 2024

Hanter Bajden para gjyqit është deklaruar i pafajshëm për mashtrim tatimor

Hanter Bajden para gjyqit është deklaruar i pafajshëm për mashtrim tatimor

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - Hanter Bajden, djali i presidentit amerikan Xho Bajden, dje në gjykatën federale në Los Anxhelos u deklarua i pafajshëm për akuzat për evazion fiskal që rrjedhin nga marrëdhëniet e tij biznesore, gjë që nxiti një hetim për impiçment të babait të tij.

Gjykatësi caktoi një gjyq për 20 qershor dhe nëse shpallet fajtor, Hanter përballet me 17 vjet burg.

Bajden më i riu nuk iu drejtua ekipeve të gazetarëve dhe protestuesve që prisnin jashtë gjykatës pas seancës. Avokati i tij, Abe Louel, tha se klienti i tij i ktheu taksat dhe po ndiqej penalisht për shkak të mbiemrit të famshëm.

Hanter Bajen, 53 vjeç, akuzohet se nuk ka paguar të paktën 1,4 milionë dollarë taksa federale nga viti 2016 deri në vitin 2019, ndërsa ka shpenzuar miliona dollarë për një mënyrë jetese ekstravagante që përfshinte drogë, zonja eskortë dhe automjete luksoze.

Janë apostrofuar "Fitimet e tij të mira" si anëtar i bordit të drejtorëve të një konglomerati industrial ukrainas dhe një firme kineze të kapitalit privat. Por me rritjen e të ardhurave, janë rritur edhe shpenzimet, kështu që vetëm në vitin 2018, sipas aktakuzës, ka shpenzuar më shumë se 1,8 milionë dollarë, por asgjë për të paguar taksat. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR