• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hanter Bajden kërkon rrëzimin e akuzave për evazion fiskal të cilat thotë se janë të motivuara politikisht

Hanter Bajden kërkon rrëzimin e akuzave për evazion fiskal të cilat thotë se janë të motivuara politikisht

Uashington, 28 mars 2024 (MIA) - Avokatët e Hanter Bajden, djalit të presidentit amerikan Xho Bajden, kërkuan që të hidhen poshtë akuzat për evazion fiskal kundër tij si pjesë e një ndjekjeje të motivuar politikisht.

Ejb Lovel, avokati kryesor i Hanter Bajden, theksoi se ky nuk është rast i thjeshtë, duke pretenduar për parregullsi në mënyrën se si ai u ndoq penalisht dhe u hetua, të cilat prokurorët federalë e mohuan, raporton Si-Bi-Es njuz. 

Në dosjet ligjore të paraqitura javët e fundit, zyra e këshilltarit special Dejvid Vajs njoftoi se politika nuk kishte asnjë ndikim në këtë rast dhe hodhi poshtë pretendimet se akuzat ishin ngritur për të qetësuar republikanët, duke e quajtur akuzën "nxitje e një komploti".

Gjykatësi i qarkut të SHBA-së Mark Skarsi vuri në dukje mungesën e provave për të mbështetur pretendimin se politika kishte ndonjë ndikim mbi akuzat.

Hanter Bajden nuk u paraqit në një seancë të mërkurën, por u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza tatimore federale në Qarkun qendror të Kalifornisë në janar, pasi prokurorët federalë pretenduan se ai u angazhua në një "skemë katërvjeçare" për të shmangur pagesën për të paktën 1.4 milion dollarë taksë dhe e akuzuan për dështim në paraqitjen dhe pagesën e taksave, gjegjësisht evazion. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR