• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hanija në Teheran: Rezoluta e OKB-së për Gazën është një tregues i izolimit politik të Izraelit pa precedent

Hanija në Teheran: Rezoluta e OKB-së për Gazën është një tregues i izolimit politik të Izraelit pa precedent

Teheran, 26 mars 2024 (MIA) - Lideri i krahut politik të Hamasit palestinez, Ismail Hanija, sot në Teheran deklaroi se miratimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës është tregues i " izolimit politik të Izraelit  pa precedent”.

“Megjithëse mbërriti me vonësë dhe mund të ketë disa boshllëqe që duhen plotësuar, rezoluta tregon se okupimi izraelit po përjeton izolim politik të paprecedentë”, tha lideri palestinez pas takimit me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Hosein Amir-Abdollahian.

Hanija tha se votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregoi se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në gjendje të imponojnë vullnetin e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar".

Sipas tij, “entiteti sionist nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij ushtarakë apo strategjikë” pas gati gjashtë muajsh luftë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit nuk bëri deklaratë pas takimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR