• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hanie: Jemi të gatshëm për marrëveshje gjithpërfshirëse, në pajtim me planin e SHBA-së

Hanie: Jemi të gatshëm për marrëveshje gjithpërfshirëse, në pajtim me planin e SHBA-së

Gazë, 16 qershor 2024 (MIA) - Lideri kryesor i Hamasit palestinez, Ismail Hanie sot deklaroi se përgjigja e organizatës ndaj propozimit të fundit për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës është në pajtim me parimet e cekura në planin e presidentit amerikan, Xho Bajden.

"Hamasi dhe grupet palestineze janë të gatshme për marrëvehsje gjithpërfshirëse e cila kërkon ndërprerje të zjarrit, tërheqje nga Rripi, ripërtëritje të shkatërrimeve dhe marrëveshje gjithpërfshirëse për këmbim", tha Hanie në fjalimin me rastin e festës së Kurban Bajramit , duke aluduar në këmbimin e pengjeve izraelite për të birgosurit plaestinezë", transmetoi Beta.

Më 31 maj, Bajden e prezantoi, siç tha. propozimin izraelit në tre faza, i cili do të përfshijë negociata për ndërprerje të përhershme të zjarrit në Gazë, në këmbim të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite në faza.

Egjipti dhe Katari, të cilat së bashku me SHBA-në negociojnë mes Hamasit dhe Izraelit, më 11 qershor kumtuan se morën përgjigje nga organizatat palestineze për planin amerikan, por nuk zbuluan hollësi.

Dhe edhe pse Izraeli kumtoi se Hamasi i ka hedhur poshtë elementet kyçe të planit amerikan, lideri i Hamasit deklaroi se ndryshimet që i kërkon organizata, nuk janë të rëndësishme.

Bajden javën e kaluar tha se në të ardhmen e afërt nuk pret të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve, duke shtuar se Hamasi duhet ta ndryshojë pozitën e vet në mënyrë që të jetë më afër propozimit izraelit të mbështetur nga SHBA-ja.

Ndërmjetësit me muaj po tentojnë të ndërmjetësojë për ndërprerje të zjarrit në konflik dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR