• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hania: Vazhdoni me demonstrata për ndërprerje të zjarrit

Hania: Vazhdoni me demonstrata për ndërprerje të zjarrit

Bejrut, 1 nëntor 2023 (MIA) - Lideri i Hamasit, Ismail Hania, deklaroi se "ata të cilët e mbështesin Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit e zgjedhin anën e gabuar të historisë" dhe e akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu për luftën.

Përndryshe, lufta shpërtheu pasi që terroristët e Hamasit e sulmuan Izraelin dhe në një ditë vranë mbi 1.400 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 200 të tjerë, që më pas i transferuan në Rripin e Gazës.

Hania në paraqitjen televizive tha se Netanjahu dëshiron "t'i largojë sytë e botës nga faji i tij" dhe shtoi se "SHBA-ja duhet të ndalojë së mbështeturi atë qeveri fashiste dhe të ndalojë së penguari përpjekjet ndërkombëtare për vendosje të ndërprerjes humanitare të zjarrit".

"Ju e zgjodhët anën  e gabuar të historisë. Rjaoni nuk do të jetë i sigurt apo stabil derisa populli ynë nuk e fiton lirinë dhe pavarësinë e vet dhe nuk kthehet në vendin e vet", tha aji.

Mediumet britanike lajmëruan se lideri i Hamasit u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë me protestat, posaçërisht në Perëndim, në mëynrë që t'u "bëjnë presion bartësve të vendimeve".

Ai, gjithashtu, tha se pengjet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës janë "të nënshtruar ndah vdkjes dhe shkatërrimit të njejtë" me të cilat përballen palestinezët. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR