Hamnei: Kundër Iranit dhe Boshtit të rezistencës po bëhet luftë fizike dhe psikologjike
- Lideri iranian, ajatollahu Ali Hamnei deklaroi se kundër Teheranit dhe Boshtit të rezistencës, përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, po zhvillohet luftë fizike dhe psikologjike dhe theksoi nevojën për të përforcuar aftësitë mbrojtëse. Ai theksoi "paaftësinë e regjimit izraelit" për ta eleminuar Boshtin e rezistencës, edhe pse sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban vranë më shumë se 50.000 persona, raporton Al Majadin.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:43, 24 tetor, 2024
Teheran, 24 tetor 2024 (MIA) - Lideri iranian, ajatollahu Ali Hamnei deklaroi se kundër Teheranit dhe Boshtit të rezistencës, përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, po zhvillohet luftë fizike dhe psikologjike dhe theksoi nevojën për të përforcuar aftësitë mbrojtëse. Ai theksoi "paaftësinë e regjimit izraelit" për ta eleminuar Boshtin e rezistencës, edhe pse sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe Liban vranë më shumë se 50.000 persona, raporton Al Majadin.
"Po të mos ishin njerëzit si dëshmori (Jahja) Sinvar, i cili luftoi deri në momentin e fundit, ose të mos ketë njerëz të mëdhenj, si dëshmori Hasan Nasrallah, i cili i kombinoi xhihadin, mençurinë, guximin dhe sakrificën, fati i rajonit do të ishte përcaktuar ndryshe", tha Hamnei në një konferencë në Teheran.
Ish lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u vra nga sulmet izraelite në Bejrut në fund të shtatorit, ndërsa lideri i Hamasit, Jahja Sinvar, u vra në Gazë më herët këtë muaj. qa/bsh/
Foto: arkivi