• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamnei: Izraeli duhet të ndëshkohet për sulmin në Damask; Kac: Ne do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat

Hamnei: Izraeli duhet të ndëshkohet për sulmin në Damask; Kac: Ne do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat

Teheran/Tel Aviv, 10 prill 2024 (MIA) –Lideri suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, sot deklaroi se Izraeli “duhet të dënohet” dhe “do të dënohet” për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri, për të cilën Teherani e fajësoi Tel Avivin.

“Regjimi i keq bëri një gabim, ai duhet të dënohet dhe do të dënohet”, tha Hamnei në fjalimin me rastin e festës së Ramazanit, njoftuan mediat britanike.

Në sulmin në konsullatën iraniane në Damask më 1 prill e humbi jetën komandanti i Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohamad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, si dhe pesë oficerë që i shoqëronin.

Sulmi irania ndaj Izraelit nga territori i tij do të provokonte një përgjigje izraelite me të njëjtën masë, u përgjigj sot kreu i diplomacisë izraelite, Israel Kac.

“Nëse Irani sulmon nga territori i tij, Izraeli do të përgjigjet dhe do të sulmojë Iranin”, shkroi Kac në rrjetin social X në hebraisht dhe persisht, duke iu referuar kërcënimit nga lideri iranian Hamnei, raportojnë mediat britanike.

Izraeli pretendon gjatë gjithë kohës se nuk qëndron pas sulmit, ndërsa përveç Hamneit, në dhjetë ditët e fundit, disa zyrtarë të tjerë të Teheranit kanë kërcënuar gjithashtu se do të hakmerren për sulmin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR