• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamnei: Hezbollahu nuk do të dështojë

Hamnei: Hezbollahu nuk do të dështojë

Teheran, 25 shtator 2024 (MIA) – Lideri suprem iranian Ali Hamnei nuk sheh kurrfarë shenja të humbjes të milicisë libaneze Hezbollah, edhe krahas vrasjes së komandantëve të tij të lartë në sulmet e Izraelit, informon DPA.

“Pa dyshim ajo ishte humbje për Hezbollahun, por nuk ishte humbje që shkaktoi humbje të tij”, tha ajatollahu 85-vjeçar Ali Hamnei sot në ngjarjen për veteranët në Teheran.

Ai shtoi se forca organizative dhe njerëzore e Hezbollahut është shumë më e madhe. 

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Abas Aragçi paralajmëroi që të mos nënçmohet Hezbollahu. “Ai është më se i aftë t’i shkatërrojë bazat dhe kolonitë e regjimit izraelit”, shkroi ai në platformën X.

Hezbollahu konsiderohet si aleat më i rëndësishëm i Iranit në Lindjen e Afërt, por analistët vlerësojnë se ka pak gjasa që Teherani ta ndihmojë në rast të luftës mes Hezbollahut dhe Izraelit. 

Qeveria e re iraniane, e udhëhequr nga presidenti Masud Pezeshkian, po lufton me një krizë të rëndë ekonomike dhe po përpiqet të rindërtojë lidhjet me Perëndimin. Udhëheqja ushtarake dhe politike në Teheran deri më tani ka lëshuar vetëm kërcënime kundër Izraelit dhe Perëndimit, por nuk ka vazhduar me sulme të drejtpërdrejta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR