• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamnei: Hezbollahu është mbrojtësi më i madh i Libanit nga Izraeli

Hamnei: Hezbollahu është mbrojtësi më i madh i Libanit nga Izraeli

Teheran, 25 tetor 2024 (MIA) - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, dje deklaroi se lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e cila ka mbështetje financiare dhe ushtarake nga Teherani, është "mbrojtësi më i madhë i Libanit" nga Izraeli, raportuan mediat franceze. 

Më 23 shtator armata izraelite filloi të kryejë sulme ajrore intensive në bastionet e Hezbollahut në Liban, ndërsa nga 30 shtatori filloi edhe operacionin tokësor kundër lëvizjes libaneze.

"Hezbollahu është mbrojtësi më i madh i Libanit dhe mburoja më e madhe kundër lakmisë së regjimit sionist, i cili për një kohë të gjatë ka synuar rënien e Libanit", tha lideri suprem iranian.

Që nga themelimi i Republikës Islamike në Iran në vitin 1979, për Teheranin zyrtar kauza palestineze është një nga shtyllat e politikës së jashtme. Udhëheqësit iranian nuk e njohin shtetin e Izraelit.

Vërejtjet e ajatollahut Hamnei pasuan deklaratën e Hezbollahut dy ditë më parë që konfirmoi vdekjen e Hashem Safiedin, i cili shihej si pasardhësi i Hasan Nasrallahut si udhëheqës i lëvizjes shiite. Nasrallahu u vra në një sulm ajror izraelit në fund të muajit të kaluar.

Armata izraelite njoftoi se ka eleminuar Hashem Safiedinin paraprakisht këtë muaj, në sulmin në afërsit të Bejrutit.

Hezbollahu arriti ta "shpëtojë Libanin nga rreziku i rënies", theksoi ajatollahu Hamnei. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR