• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamnei formalisht miratoi zgjedhjen e Pezeshkianit në postin e presidentit

Hamnei formalisht miratoi zgjedhjen e Pezeshkianit në postin e presidentit

Teheran, 28 korrik 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei sot zyrtarisht miratoi zgjedhjen e Masud Pezeshkianit për president të vendit, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale gjatë këtij muaji.

Pezeshkian i cili do të betohet të martën, merr detyrën në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si dhe Izraelit dhe Hezbollahut i cili vepron në Liban dhe mbështetet nga Irani.

Në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Hameni dha pëlqimin për Pezeshkianin, ndërsa në fjalimin e tij më pas ai përsëriti qëndrimin anti-izraelit të Iranit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR