• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamnei: Dënim me vdekje për liderët izraelitë, jo vetëm burgosje

Hamnei: Dënim me vdekje për liderët izraelitë, jo vetëm burgosje

Teheran, 25 nëntor 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei, deklaroi se ndaj liderëve të Izraelit duhet të caktohet dënim me vdekje, në vend se urdhërarreste.

"Ata kanë lëshuar urdhërarreste, por kjo nuk mjafton. Duhet të shqiptohet dënim me vdekje për këta liderë kriminelë", tha Hamnei, duke aluduar për liderët izraelitë.

Deklarata e Hamneit vjen pas publikimit të Gjykatës penale ndërkombëtare për urdhërarrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant si dhe një nga udhëheqësit e Hamasit, Ibrahim El Masri për të cilin besohet se është i vdekur. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR