• e mërkurë, 02 tetor 2024

Hamasi vrau aktivisten e cila angazhohej për paqe me palestinezët

Hamasi vrau aktivisten e cila angazhohej për paqe me palestinezët

Jerusalem, 14 nëntor 2023 (MIA) - Aktivistja izraelite me prejardhje kanadeze, Vivian Silver, e cila angazhohej për paqe me palestinezët, është vrarë në sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Për Silverin, e cila u zhvendos në Izrael në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar dhe u vendos në kibuc, konsiderohej se është mes 240 pengjeve të marra nga Hamasi në Rripin e Gazësm por me identifikimin shtesë të të dhënave të djegura në kibuc u konstatua se ajo vdiq atje që ditën e parë.

Silver ishte figurë e shquar në disa grupe të cilat promovonin  paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ajo, gjithashtu, ishte vullnetare me grupin i cili transportonte pacientë të sëmurë nga lanceri në Gazë në spitaletizraelite me qëllim të ofrimit të kujdesit adekuat mjekësor.

"Kaluam nëpër tre lufta të tmerrshme në periudhë prej gjashtë viteve", tha Silver në intervistë për Asoshiejted pres në vitin 2017. "Në fund të së tretës thashë: Jo më. Secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që mund ta ndalojë luftën e ardhshme. Dhe kjo është e mundur. Duhet të arrijmë marrëvehsje diplomatike", shtoi atëherë ajo.

Së paku 1.200 njerëz janë vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa mbi 11.000 palestinezë janë vrarë deri më tani në luftën izraelite në Gazë, e cila po zgjatë tashmë 39 ditë. ab/

Foto: Jutjub skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR