Hamasi u bëri thirrje vendeve myslimane ta "mbështesin me armë"
- Lideri i Hamasit, Ismail Hania, u bëri thirrje sot vendeve myslimane që ta "mbështesin" lëvizjen e tij islamike palestineze në luftën kundër Izraelit në Rripin e Gazës, duke e furnizuar me armë, raportojnë mediat franceze.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:42, 9 janar, 2024
Doha, 9 janar 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit, Ismail Hania, u bëri thirrje sot vendeve myslimane që ta "mbështesin" lëvizjen e tij islamike palestineze në luftën kundër Izraelit në Rripin e Gazës, duke e furnizuar me armë, raportojnë mediat franceze.
"Roli i kombit mysliman... është vendimtar dhe ka ardhur koha të mbështetet rezistenca me armë, sepse kjo është një betejë për xhaminë Al-Aksa dhe jo vetëm një betejë për popullin palestinez", tha Hania në fjalimin në Doha, teksti i së cilës u publikua në media në Rripin e Gazës.
Mediat franceze raportojnë se Xhamia Al-Aksa në Jerusalem është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Foto: Arkivi i MIA-s