• e enjte, 04 korrik 2024

Hamasi thotë se do t’i lirojë të gjitha pengjet në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë

Hamasi thotë se do t’i lirojë të gjitha pengjet në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë

Bejrut, 25 janar 2024 (MIA) - Hamasi do t'i lirojë të gjitha pengjet izraelite në Gazë nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i organizatës Osama Hamdan në një konferencë në Bejrut. 

Hamdan gjithashtu tha se nëse Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë nesër merr një vendim duke bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës, lëvizja palestineze do ta respektojë atë nëse Izraeli bën të njëjtën gjë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR