• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hamasi pretendon se delegacioni i tyre do të shkojë në Kajro për të biseduar për armëpushim në Gazë

Hamasi pretendon se delegacioni i tyre do të shkojë në Kajro për të biseduar për armëpushim në Gazë

Gazë, 4 maj 2024 (MIA) - Delegacioni i grupit militant islamik Hamas sot do të udhëtojë për në Kajro për t'i vazhduar bisedimet për armëpushim të mundshëm të luftës në Gaza, kumtoi grupi mbërmë vonë, transmeton DPA.

"Derisa theksojmë frymën pozitive me të cilën udhëheqësi i lëvizjes u përgjigj kur studioi propozimin e armëpushimit që mori së fundmi, po shkojmë në Kajro me të njëjtën frymë për të arritur marrëveshje", thuhet në kumtesën e Hamasit.

Shtohet se Hamasi dhe "forcat palesitneze të rezistencës janë të vendosura për të zgjidhur marrëveshjen, në një mënyrë që do të përmbush kërkesat e popullit tonë për ndërprerje të plotë të agresionit, tërheqjen e forcave pushtuese, kthimin e të zhvendosurve, lehtësim për popullin tonë, fillimi i rindërtimit dhe përfundimin e një marrëveshje serioze për shkëmbim".

Sipas buimeve të Hamasit, ka ende disa pika të cilat duhet të bisedohet dhe ka nevojë për më shumë sqarime. Pasi këto të sqarohen, lëvizja do të shpallë qëndrimin e saj përfundimtar.

"Por, mund të ju them dhe sipas deklaratës që tashmë e ka dërguar lëvizja, përgjigjja do të jetë pozitive", deklaron burimi nga Hamasi për DPA.

Ndërmjetësimi i Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së midis Izraelit dhe Hamasit së pari duhet të rezultojë me një përparim. Ditët e fundit është intensifikuar presioni diplomatik për arritjen e marrëveshjes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR