• e martë, 24 dhjetor 2024

Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve derisa Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë

Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve derisa Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë

Kairo, 20 nëntor 2024 (MIA) - Ushtruesi i detyrës lider i Hamasit, Kalil al Haja në një intervistë për televizionin Al Aksa deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me Izraelin derisa nuk përfundon lufta në Rripin e Gazës.

“Pse është te rezistenca dhe më konkretisht Hamasi të kthejë të burgosurit (pengjet) nëse agresioni nuk ndalet”, pyeti Haja. Si mundet që një njeri i shëndoshë apo i çmendur të humb kartën e fortë që ka ndërkohë që lufta po vazhdon, shtoi ai.

"Nuk mund të ketë shkëmbim të të burgosurve derisa nuk përfundon lufta", theksoi Haja i cili kryeson ekipin e Hamasit të përfshirë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti. Ai fajësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për mungesën e progresit në përpjekjet për të arritur marrëveshje.

“Për momentin po zhvillohen kontakte me disa vende dhe ndërmjetësues për të rinovuar negociatat. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këto përpjekje, por është më e rëndësishme të shohim një vullnet të vërtetë nga ana e okupatorit për t'i dhënë fund agresionit", tha Haja.

“Realiteti dëshmon se është Netanjahu ai që po minon procesin”, shton lideri i Hamasit.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR