• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi: Netanjahu po vendos pengesa në bisedimet e armëpushimit

Hamasi: Netanjahu po vendos pengesa në bisedimet e armëpushimit

Gaza, 8 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po vendos pengesa në rrugën e negociatave për armëpushim mes bisedimeve të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza, tha sot grupi militant palestinez Hamas.

Në kumtesën e sotme, Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësve që të ndalojnë "manovrat dhe krimet" e Netanjahut.

Më herët sot, Netanjahu njoftoi katër kushte të panegociueshme për një armëpushim në enklavë, një prej të cilave përcakton se çdo marrëveshje e mundshme duhet "të lejojë Izraelin të kthehet në luftime derisa të arrijë të gjitha objektivat e luftës". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR