• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamasi: Më nuk do të lirojmë pengje

Hamasi: Më nuk do të lirojmë pengje

Gazë, 25 tetor 2023 (MIA) - Një përfaqësues zyrtar i Hamasit tha se grupi islamik më nuk do të lirojë pengje nëse nuk lejohet dërgimi  i materialit mjekësor dhe karburanteve në Rriçin e Gazës. 

Të premten Hamasi me ndërmjetësim të Katarit liroi dy pengje të cilët ishim shtetas amerikanë. Grupi islamik mban 220 pengje, duke përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël. 

 "Për arsye humanitare, pa kushte liruam katër persona, por nëse dikush kërkon të lirohen pengje shtesë, duhet t'i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin dhe ta hapë kalimin Rafah në mënyrë që materialet mjekësore dhe karburantet të hyjnë në Gazë" tha Osama Hamdan, anëtar i Byrosë Politike të Hamasit dhe përfaqësues në Liban.

 Hamdan thotë se palestinezët kanë të drejtën bazë për trajtim spitalor nëse janë të ekspozuar ndaj sulmeve ajrore të përditshme izraelite.

"Është e nevojshme që Izraeli të ndalojë ta bombardojë popullit tonë për të siguruar lirimin e njerëzve të rrëmbyer","tha Hamdani. 

Të paktën 222 persona janë rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit nga Hamas në jug të Izraelit. 

 Atë ditë, Hamasi vrau mbi 1.400 izraelitë dhe qytetarë të disa vendeve të tjera, pothuajse të gjithë civilë.

Sulmet ajrore të Izraelit në Gazë humbën jetën më shumë se 5.000 njerëz, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nën kontroll të Hamasit.

Hamasi është në listën e organizatave terroriste të BE-së dhe SHBA-së. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR