• e diel, 06 tetor 2024

Hamasi lëshoi ​​15 raketa në Izraelin qendror

Hamasi lëshoi ​​15 raketa në Izraelin qendror

Tel Aviv, 29 janar 2024 (MIA) - Grupi radikal palestinez Hamas hodhi një seri raketash në Tel Aviv dhe qytete të tjera fqinje izraelite. Nuk ka informacione për viktima të mundshme dhe dëme materiale.

Ushtria izraelite kumtoi se u hodhën gjithsej 15 raketa, gjashtë prej të cilave u rrëzuan. Ushtria zakonisht përpiqet të rrëzojë vetëm ato raketa që pritet të godasin zonat e populluara.

Policia kumtoi se po pastronte mbetjet nga raketat në të paktën një periferi të Tel Avivit, me gjasë nga një proektil i shkatërruar në ajër. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR