• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi kthehet në pjesët e Gazës nga ku u tërhoq armata izraelite

Hamasi kthehet në pjesët e Gazës nga ku u tërhoq armata izraelite

Rafah, 3 shkurt 2024 (MIA) - Pjesëtarët e grupit ekstremist Hamas përsëri janë parë duke u vendosur në pozicione dhe duke ju paguar paga nëpunësve shtetëror në zonat e Gazës nga ku Izraeli i tërhoqi trupat e saj para një muaji.

"Shenjat e një ringjalljeje të Hamasit në qytetin më të madh të Gazës janë dëshmi, sipas Asoshietejd pres për qëndrueshmërinë e grupit edhe pse Izraeli me muaj ka sulmuar zonën nga ajri dhe nga toka që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, transmeton Beta.

Izraeli ka kumtuar se është i vendosur ta shkatërrojë Hamasin dhe ta parandalojë të kthehet në pushtet në Gazë, enklavë që ka sunduar që nga viti 2007.

Katër banorë të qytetit të Gazës deklaruan se kanë parë anëtarë të Hamasit me uniforma dhe rroba civile në pikat e policisë dhe në afërsi të zyrave qeveritare, por edhe jo shumë larg spitalit Shifa.

Ata thanë se nëpunësit shtetëror po kthehen në punë, por se Izraeli më pas i kishte bombarduar ato zyra qeveritare nga ajri.

Kthimi i policisë së Hamasit shënon një përpjekje për të rivendosur rendin në qytetin e shkatërruar pasi Izraeli tërhoqi një numër të konsiderueshëm trupash nga Gaza veriore muajin e kaluar, deklaroi një zyrtar i Hamasit.

Ai shton se liderët e Hamasit urdhëruan rivendosjen e rendit në pjesët veriore të Gazës nga ku u tërhoqën forcat izraelite dhe detyra e policisë është të ndihmojë popullatën civile, evakuimin dhe parandalimin e grabitjes së shtëpive të braktisura.

Ndërkohë, luftimet vazhduan në jug të Gazës.

Të paktën 11 persona janë lënduar kur ushtria izraelite gjuajti me bomba tymi ndaj njerëzve të zhvendosur që ishin strehuar në selinë e Gjysmëhënës së kuqe palestineze në qytetin jugor Kan Junis, kumtoi organizata. Ushtria izraelite bëri të ditur se operacionet në Kan Junis do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR