• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Hamasi ka nisur një proces konsultimi për të zgjedhur liderin e ri

Hamasi ka nisur një proces konsultimi për të zgjedhur liderin e ri

Gazë, 4 gusht 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, njoftoi mbrëmë se ka filluar një “proces të gjerë konsultimi” për zgjedhjen e liderit të ri të lëvizjes, pas vrasjes së Ismail Hania, transmetuan mediat britanike.

Portali Njuaran transmeton se janë duke u diskutuar për disa pasardhës të mundshëm dhe më i shquari prej tyre është Kaled Meshal, i cili ishte lider i grupit para vitit 2017.

Një kandidat i dytë potencial për udhëheqjen e Hamasit është Halil Al-Haja, i cili është nënkryetari i byrosë politike rajonale të Hamasit në Gazë, kurse më parë ka luajtur një rol kyç në negociatat për t'i dhënë fund sulmit izraelit në Gazë në 2014.

Portali përmendi edhe Musa Abu Marzuk, i cili është një nga fytyrat më të njohura të Hamasit dhe që ka qenë nënkryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga viti 1997 deri në vitin 2014, ndërsa më parë ka jetuar 14 vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hania u vra të mërkurën në Teheran, ndërsa Hamasi dhe Irani njoftuan hakmarrje kundër Izraelit.

Lideri i Hamasit u varros të premten në Katar, pasi më parë u mbajt një ceremoni mortore në Teheran. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR