• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Hamasi ka bërë të ditur se mund t'i lirojë pengjet që sot, konfirmon se 20 prej tyre janë gjallë

Hamasi ka bërë të ditur se mund t'i lirojë pengjet që sot, konfirmon se 20 prej tyre janë gjallë

 Gazë, 12 tetor 2025 (MIA) - Hamasi i ka konfirmuar Izraelit se 20 pengje janë gjallë dhe mund të lirohen që sot, raportoi "Uoll Strit Xhurnal", duke cituar burime të njohura me çështjen.

 Sipas raportit, mesazhi është dërguar nëpërmjet ndërmjetësve arabë.

 Një zyrtar izraelit për gazetën ka deklaruar se Izraeli ishte i përgatitur t’i priste pengjet sonte, megjithëse e hëna konsiderohej ende një datë më e përshtatshme për lirimin e tyre.

 Izraeli  gjithashtu bëri të ditur se beson që 20 pengje janë gjallë, ka shqetësime serioze për fatin e dy të tjerëve, ndërsa 26 të tjerë janë konfirmuar të vdekur.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR