• e premte, 08 nëntor 2024

Hamasi kërkon ndërprerje të operacioneve izraelite në Gazë në këmbim për lirimin e pengjeve

Hamasi kërkon ndërprerje të operacioneve izraelite në Gazë në këmbim për lirimin e pengjeve

Dohë, 29 janar 2024 (MIA) - Hamasi sot e përsëriti kërkesën, të cilën e dërgoi pas takimit të përfaqësuesve zyrtarë izraelitë me përfaqësuesit e Katarit dhe Egjiptit, se lirimi i të gjithë robërve të cilët i mban do të kërkojë garanci për ndërprerje të të gjitha operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe tërheqje të të gjitha forcave izraelite. 

"Suksesi në takimin në Paris varet nga ajo nëse Izraeli do të pajtohet t'i japë fund agresionit gjithpërfshirës në Rripin e Gazës", tha funksionari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri.

Megjithatë, nuk ishte e qartë mënjeherë nëse Hamasi do t'i lirojë të gjithë ose vetëm disa nga 132 robërit nëse nuk përmbushet ai kusht, informuan mediat perëndimore.

Hamasi më parë njoftoi se lirimi i të gjitha robërve nënkupton edhe se Izraeli i liron mijëra palestinezët të cilët i mban në të gjitha burgjet e tij për shkaqe të sigurisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR