• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi kërcënon se do të përsërisë sulmin e 7 tetorit derisa ta shkatërrojë Izraelin

Hamasi kërcënon se do të përsërisë sulmin e 7 tetorit derisa ta shkatërrojë Izraelin

Gazë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Gazi Hamad, anëtarë i Byros Politike të Hamasit, në një intervistë për televizionin libanez deklaroi se grupi terrorist do ta përsërisë sulmin e 7 tetorit në mënyrë të përsëritur derisa Izraeli të shkatërrohet.

"Izraeli është vend për të cilin nuk ka vend në tokën tonë", deklaroi Hamadi në një intervistë me rrjetin TV LBC më 24 tetor, të cilën sot e publikoi MEMRI.

 "Duhet ta heqim atë sepse përfaqëson një fatkeqësi sigurie, ushtarake dhe politike për kombin arab dhe islam. Nuk turpërohemi ta tregojmë këtë", shtoi ai.

Pjesë të intervistës sot në X ndau ministri britanik i Punëve të Jashtme, Xhejms Kleverli.

 Në intervistë, Hamadi tha se Izraeli duhet të fshihet nga të gjitha "vendet palestineze", duhet të shkatërrohet plotësisht, duke pretenduar se ekzistenca e saj është "jologjike".

De duhet t'i japim leksion Izraelit dhe do ta bëjmë dy e tre herë. Përmbytja e Al-Aksas (emri që Hamasi i dha sulmit të tij të 7 tetorit) është vetëm hera e parë, vazhdon Hamadi. "A duhet të paguajmë çmim? Po, dhe ne jemi të gatshëm ta paguajmë. Ne e quajmë veten komb dëshmorë dhe jemi krenarë që sakrifikojmë dëshmorë”.

 Funksionari i Hamasit tha se grupi nuk ka pasur për qëllim që t'i dëmtojë civilët, por kishte "komplikime" në terren.

"Ne jemi viktima të okupimit. Pikë. Prandaj, askush nuk duhet të na akuzojë për gjërat që po i bëjmë. Më 7 tetor, 10 tetor, një milion tetor, gjithçka që bëjmë është e justifikuar", tha Hamadi. qa/

Foto: Skrinshto X

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR