Hamasi i dënoi sulmet ndaj Iranit, bën thirrje për unitet myslimano-arab
- Hamasi i dënoi "armiqësitë sioniste-amerikane kundër Republikës Islamike", ndërsa bëri thirrje për unitet në botën myslimane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:17, 28 shkurt, 2026
Gazë, 28 shkurt 2026 (MIA) - Hamasi i dënoi "armiqësitë sioniste-amerikane kundër Republikës Islamike", ndërsa bëri thirrje për unitet në botën myslimane.
"Ndërsa e pohojmë solidaritetin tonë me Republikën Islamike të Iranit përballë armiqësive, bëjmë thirrje për unitet dhe solidaritet në vendet arabe dhe myslimane për të parandaluar këto armiqësi", bëri të ditur Hamasi.
Ata i akuzuan ShBA-në dhe Izraelin se po përpiqen të rivizatojnë hartën e rajonit "për të krijuar një ‘Izrael të Madh" në kurriz të vendeve arabe dhe myslimane".
Ndërkohë, Xhihadi Islamik Palestinez (XhIP), të cilin analistët e përshkruajnë si një aleat indirekt të Iranit, tha se Irani ka të drejtë të "mbrojë veten dhe të pengojë kundërshtarët e tij" në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite, raportoi Tajms of Izrael.
"Këto armiqësi nuk drejtohen vetëm kundër Iranit, por kundër të gjitha vendeve dhe njerëzve të kombit tonë, dhe synojnë të imponojnë dominimin nga kriminelët e luftës", thotë Xhihadi Isëamik Palestinez. "U bëjmë thirrje popujve të kombit tonë arab dhe mysliman, si dhe bijve të popullit tonë palestinez, të bashkohen kundër këtyre qëllimeve armiqësore".
Foto: Arkivi i MIA-s