• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hamasi e pranon rezolutën e KS të KB-së për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës

Hamasi e pranon rezolutën e KS të KB-së për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës

Gazë, 11 qershor 2024 (MIA) - Hamasi e pranon rezolutën për ndërprerje të zjarrit tëm Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara dhe është i gatshëm të negociojë për hollësitë,deklaroi sot funksionari i grupit Sami Abu Zuhri, duke cekur se i takon Uashingtonit ta detyrojë Izraelin ta respektojë zbatimin e saj.

"Hamasi e pranon rezolutën për ndërprerje të zjarrit, tërheqjen e forcave izraelite dhe këmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë në Izrael. Qeveria amerikane po përballet me test të vërtetë për përmbushjen e obligimeve të veta lidhur me presionin ndaj okupatorit menjëherë ta ndërprejë luftën përmes zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së", tha Zuhri.

Këshilli i Sigurimit dje e miratoi planin e presidentit amerikan, Xho Bajden për arritje të ndërperjes së zjarrit në Gazë.

Për propozim-rezolutën votuan 14 vende anëtare, përderisa Rusia, një prej vendeve me të drejtë vetoje, ishte e përmbajtur.

Rezoluta e mbështetë planin e prezantuar nga presidenti Bajden, i cili parasheh ndërprerje të luftimeve në Rripin e Gazës në tre faza.

Propozimi ambicioz i Bajdenit bën thirrje për ndërprerje të plotë dhe të pacaktuar të zjarrit për gjashtë javë. Në këtë periudhë do të lirohej një grup i caktuar pengjesh. Si kundërpërgjigje, do të lirohen edhe palestinezët nga burgjet izraelite.

Në fazën e ardhshme luftimet do të ndërpiteshin përgjithmonë, ndërsa pengjet e tjera do të liroheshin.

Sipas projekt-rezolutës, faza e fundit do ta përfshinte rikonstruimin e Rripit të Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR