• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi e përshëndet rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës

Hamasi e përshëndet rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës

Gazë, 25 mars 2924 (MIA) - Hamasi e ka përshëndetur rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës, me vlerësim se kjo e konfirmon gatishmërinë për këmbim urgjent të të burgosurve nga të dyja palët.

Mediumet izraelite njoftojnë se Hamasi iu falënderua Këshilit të Sigurimit të KB-së për vendimin e tillë dhe ka bërë thirrje për "armëpushim të përhershëm, që do të sjell deri në tërheqjen e të gjitha forcave cioniste nga Rripi i Gazës dhe kthimin e personave të shpërngulur në shtëpitë që i kanë braktisur".

Ambasadori palestinez në KB, Riad Mansur deklaroi se rezoluta e miratuar duhej të jetë kthesë për dhënien fund të agonisë për banorët e Rripit të Gazës.

"E përshëndesim unitetin e juaj në thirrjen për armëpushim urgjent. Kjo duhet të jetë kthesë. Duhet të shpëtojë jetë. Duhet të sinjalizojë fund të këtij sulmi kriminel ndaj popullit tanë", tha ambasadori palersitnez. bsh/

Foto: EPA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR