• e shtunë, 17 gusht 2024

Hamasi e emëroi shefin e Gazës, Jehja al-Sinvar lider të ri të grupit

Hamasi e emëroi shefin e Gazës, Jehja al-Sinvar lider të ri të grupit

Bejrut, 6 gusht 2024 (MIA) - Jehja al-Sinvar, kreu i Hamasit në Rripin e Gazës, është zgjedhur për të zëvendësuar Ismail Hanien lider të grupit militant palestinez, njoftoi DPA.

Promovimi i Al-Sinvar në kuadër të Hamasit i mbështetur nga Irani u njoftua sot në Telegram.

Ai akuzohet se është organizator i sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit, në të cilat kanë humbur jetën rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa rreth 250 ishin pengje.

Hania është vrarë para pothuajse një javë më parë gjatë vizitës së tij në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri të Iranit.

Irani dhe aleatët e tij janë zotuar për një kundërpërgjigje të ashpër kundër Izraelit, duke shkaktuar frikën e një lufte më të gjerë rajonale. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR