Hamasi dhe Izraeli me ndërmjetësues do të negociojnë në Katar për përfundimin e luftës në Gazë
- Raund i ri negociatash midis Izraelit dhe Hamasit do të fillojë sot në Katar në tentim për të arritur armëpushim dhe për të liruar pengjët në Gazë, konfirmuan burime izraelite dhe palestineze.
- Post By Besnik Shuki
- 17:03, 6 korrik, 2025
Gazë, 6 korrik 2025 (MIA) - Raund i ri negociatash midis Izraelit dhe Hamasit do të fillojë sot në Katar në tentim për të arritur armëpushim dhe për të liruar pengjët në Gazë, konfirmuan burime izraelite dhe palestineze.
Raundi i ri i negociatave do të mbahet në Doha, ndërsa aty tashmë ka arritur delegacioni i Lëvizjes palestineze, Hamas.
Mediumet izraelite pasdite njoftuan se një delegacion izraelit është gjithashtu në rrugë për në Doha.
Bisedimet do të përqendrohen në kushtet e marrëveshjes së mundshme për armëpushim, posaçërisht për lirimin e pengjëve të Hamasit në Gazë dhe të burgosurve palestinezë në Izrael.
Hamasi, po ashtu dëshiron të rriten dërgesat e ndihmës humanitare në rripin e Gazës, si dhe garanca për ndërprerjen e përhershme të luftës. bsh/