• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi deri tani ka liruar 40 gra dhe fëmijë izraelitë, ndërsa Izraeli 117 gra dhe fëmijë palestinezë

Hamasi deri tani ka liruar 40 gra dhe fëmijë izraelitë, ndërsa Izraeli 117 gra dhe fëmijë palestinezë

Tel Aviv, 27 nëntor 2023 (MIA) - Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit i vendosi bazat për lirimin e të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gazë në këmbim të lirimit të të paktën 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Deri tani Hamasi ka liruar 40 pengje izraelite - 13 të premten dhe të shtunën, ndërsa 14 të dielen. Disa prej tyre kanë nënshtetësi të dyfishtë, mes të cilëve edhe 4 vjeçarja Abigejl Edan, e cila është shtetase amerikano-izraelite. 

Janë liruar 21 fëmijë të moshës prej 18 vjeç e poshtë dhe 11 gra të rritura. Shtatë gra ishin të moshës mbi 65 vjeç. Roni Krivoj, burr me nënshtetësi ruso-izraelit, ishte liruar jashtë marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit. 

Janë liruar edhe 18 shtetas të huaj, prej të cilëve 17 tajlandezë dhe një shtetas filipinezë. Tetëmbëdhjetë shtetasit e huaj të liruar nga Gaza u liruan si pjesë e negociatave të veçanta dhe nuk përfshihen në marrëveshjen Izrael-Hamas.

Izraeli ka liruar 117 gra dhe fëmijë: 39 të premten, 39 të shtunën dhe 39 të dielën. Janë liruar edhe 28 gra të rritura, dy vajza adoleshente dhe 87 adoleshentë nën moshën 18 vjeç.

Prej të gjithë të burgosurve palestinezë të cilët ishin liruar, 41 ishin të gjykuar, ndërsa 76 ishin në paraburgim administrativ, që do të thotë se ata nuk ishin në dijeni të akuzave ndaj tyre dhe nuk ishin të përfshirë në procesin ligjor të ndjekjes penale ose gjykimit.

Marrëveshja origjinale mes Izraelit dhe Hamasit thotë se armëpushimi do të zgjasë katër ditë përderisa Hamasi liron të paktën 10 pengje izraelitë çdo ditë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR