• e premte, 27 dhjetor 2024

Hamas: Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën mbrëmë, ndërsa disa qindra janë plagosur në Gazë

Hamas: Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën mbrëmë, ndërsa disa qindra janë plagosur në Gazë

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa qindra janë plagosur mbrëmë kur aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë qëlluar dhjetëra caqe në Rripin e Gazës, kumtoi zëdhënësi i grupit islamik Hamas.

"Janë qëlluar dhjetëra ndërtesa banesore, fabrika, xhami dhe shitore", deklaroi shefi i zyres qeveritare për mediume, Salama Maruf.

Ushtria izraelite kumtoi se aeroplanë ushtarakë kanë bombarduar, mes tjerash, dy filiale të bankës që i shfrytëzon Hamasi, një tunel nëntokësor dhe disa instalime dhe ambiente ushtarake. Ndërkohë, vazhduan sulmet raketore ndaj Izraelit jugor nga Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, nën kontroll të Hamasit, kumtoi se nga dita e shtunë në sulmet ajrore izraelite ndaj Gazës jetën e kanë humbur 950 palestinezë, ndërsa rreth 5.000 janë lënduar.

KB-ja kumtoi se më shumë se 260.000 palestinezë në enklavën e vogël janë shpërngulur, ndërsa aeroplanët izraelitë bombardojnë caqe të Hamasit.

Forcat mbrojtëse izraelite informuan se kanë vrarë rreth 1.500 palestinezë në territorin izraelit, derisa Hamasi ka kryer sulme ndaj lagjeve kufitare hebraike, publikuan mediumet izraelite.

Aty ushtarët palestinezë kanë vrarë më shumë se 1.000 njerëz, kanë robëruar dhjetëra dhe i kanë dërguar në Rripin e Gazës.

Në mëngjes armata izraelite kumtoi se nga dita e shtunë në sulmet e Hamasit në Izrael jetën e kanë humbur 1.200 njerëz, ndërsa pothuaj 3.000 janë plagosur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR