• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamas: Raporti i Amnesti Interneshënëll për gjenocidin në Gazë është thirrje botës

Hamas: Raporti i Amnesti Interneshënëll për gjenocidin në Gazë është thirrje botës

Gazë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas sot kumtoi se raporti i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut "Amnesti Interneshënëll", i cili e akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, është porosi botës se nevojitet të ndërmerren masa për t'i dhënë fund këtyre krimeve.

"Raporti është porosi e re deri te bashkësia ndërkombëtare (...) për domosdoshmërinë nga ndërmarrja e masave për ndërprerjen e këtij gjenocidi, i cili zgjat më shumë se 400 ditë", kumtoi Lëvizja palestineze për mediumet.

Në kumtesë thuhet se përmendja e "SHBA-së dhe shteteve tjera" në raport paraqet "konfirmim për pjesëmarrjen e tyre në këtë gjenocid". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR