• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hamas: Nuk bëhet fjalë për kthimin e pengjeve derisa vazhdojnë sulmet në Gazë

Hamas: Nuk bëhet fjalë për kthimin e pengjeve derisa vazhdojnë sulmet në Gazë

Gazë, 22 janar 2024 (MIA) - Derisa forcat izraelite i përforcojnë sulmet mbi Kan Junis në pjesën jugore të Gazës, zyrtari i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri, theksoi se refuzimi i kryeministrit Benjamin Netanjahu për të ndaluar operacionet luftarake "do të thotë se nuk ka asnjë shans për kthimin e pengjeve izraelite".

Hamasi, siç transmeton Al Xhezira, kërkon armëpushim të përhershëm të bombardimeve, tërheqjen e trupave tokësore nga Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të 136 pengjeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka hedhur poshtë kërkesat e Hamasit.

"Nëse e pranojmë ata, ushtarët tanë vriten kot", tha ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR