• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamas ka zënë rob mbi 100 persona

Hamas ka zënë rob mbi 100 persona

Jerusalem, 9 tetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë izraelite Eli Koen ka deklaruar sot se më shumë se 100 njerëz janë zënë rob nga Hamasi në sulmin tejkufitar vdekjeprurës gjatë fundjavës.

Ai shtoi se numri i viktimave është rritur në 700.

Në mengjesin e 7 tetorit grupi islamik palestinez Hamas ka kryer sulm masiv ndaj Izraelit, me ç'rast kanë humbur jetën më shumë se 700 njerëz, ndërsa janë plagosur 2.400 persona. Mes të vrarëve ka edhe shtetas të huaj.

Izraeli zyrtarisht ka shpallur gjendje lufte për herë patë pas luftës në Jom Kipur në vitin 1973 dhe u përgjigj me sulme ajrore ndaj enklavës palestineze. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR