• e premte, 04 tetor 2024

Hamas bën thirje për protesta në mbarë botën në mbështetje të Gazës 

Hamas bën thirje për protesta në mbarë botën në mbështetje të Gazës 

 Bejrut, 18 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i organizatës Islamike Hamas sot bëri thirje që të premten të mbahen protesta në mbarë botën në mbështetje të palestinezëve në Gazë, raporton DPA.

 "I bëjmë thirje popullit tonë palestinez,  popullit arab dhe islam  të premten të protestojnë në të gjitha qytetet", tha sot përfaqësuesi i Hamasit gjatë konferencës për shtyp në kryeqytetin e Libanit Bejrut.    

 Ai shtoi se, transmeton agjencia gjermane, protestat kundër "masakrave, krimeve të luftës dhe gjenocidit në Gazë" duhet të vazhdojnë edhe të dielën.

Hamasi, lëvizje e cila qeveris në Ripin e Gazës dhe klasifikohet si organizatë teroriste nga ana e Izraelit, Bashkimi Evropian dhe SHBA-së, bën thirje për dëbimin e të gjith ambasadorëve Izraelit në vendet arabe dhe islamike dhe ndalimin e të gjithave përpjekjeve diplomatike për normalizimin e mardhënjeve me Izraelin.   

Në sulmet e koridunuara të Hamasit ndaj Izraelit që filluan më 7 tetor, humbën jetën  rreth 1.400 persona, shumica dermuese ishin civilë në atë që përshkruhet si katastrofë më e keqe në historinë izraelit.

Që atëherë, Izraeli ka bombarduar disa objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës me sulme të pamëshirshme ajrore. si/ar/


Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR