• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hamad: Hamasi nuk frikësohet nga vendosja e forcave izraelite në Gazë, ne jemi popull i fortë

Hamad: Hamasi nuk frikësohet nga vendosja e forcave izraelite në Gazë, ne jemi popull i fortë

 Gazë, 12 tetor 2023 (MIA) -  Anëtari i Byrosë Politike i Hamasit, Gazi Hamad,  sot  deklaroi se  grupi militantëve palestinez është i gatshëm për çdo sistemim të ushtarëve izraelitë në Gaza.

"Nuk frikësohemi. Ne jemi popull i fortë. Jemi të vendosur të vazdhojmë. Kemi shumë luftëtarë dhe ka shumë njerëz që duan të na mbështesin", deklaroi Hamadi për Al Xhezirën.

Ai shtoi se, "madje edhe njerëzit në kufijtë e Jordanisë, Libanit dhe gjithandej, duan të vijnë këtu dhe të luftojnë për ne".

"Nga fillimi i këtij operacioni, kemi dërguar 1.200 luftëtarë të cilët kanë arritur të shkatërrojnë imazhin e Izraelit, sigurinë e Izraelit, shërbimet e inteligjencës izraelite dhe fotografinë se Izraeli është një superfuqi", tha Hamadi. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR