Halevi: Lufta në Gaza mund të zgjasë me muaj
- Kryeshefi i Shtatmadhorisë së forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjeneral koloneli Herzi Halevi sot deklaroi se lufta në Gaza mund të zgjasë me muaj sepse, siç tha, do të jetë e nevojshme të arrestohen dhe vriten liderët më të lartë të Hamasit.
- Post By Sara Ademi
- 19:00, 26 dhjetor, 2023
Tel Aviv, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF), gjeneral koloneli Herzi Halevi sot deklaroi se lufta në Gaza mund të zgjasë me muaj sepse, siç tha, do të jetë e nevojshme të arrestohen dhe vriten liderët më të lartë të Hamasit.
"Kjo luftë ka qëllime kritike të cilat nuk mund të arrihen lehtë dhe zhvillohen në një mjedis kompleks. Prandaj kjo luftë do të zgjasë me muaj, ndërsa ne do të veprojmë në mënyra të ndryshme për t'i mbajtur arritjet tona me kalimin e kohës. Do të arrijmë te lideri i Hamasit, pa dallim nëse do të jetë e nevojshme një javë ose disa muaj", tha Halevi.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm që konteksti më i gjerë diplomatik dhe politik nuk do të lejonte luftë të plotë gjithëpërfshirëse aq gjatë dhe shtoi se IDF "do të përshtatet me nivele të ndryshme të intensitetit të luftës sipas nevojës".
Halevi theksoi se Izraelit do t'i duhen mekanizma të rinj të sigurisë dhe taktika madje edhe pasi nivelet e ndryshme të luftërave do të bëhen më pak intensive për të garantuar sigurinë afatgjate të banorëve izraelit në jug.
Halevi theksoi se IDF duhet ta përforcojë dominimin e tij në pjesën jugore të Gazës, ku Kan Junis është pika e re e fokusit. sa/
foto: IDF