Halevi: Jemi të përgatitur për çdo skenar përgjatë kufirit libanez
- Ushtria izraelite është e përgatitur për çdo skenar përgjatë kufirit me Libanin, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Herzi Halevi gjatë takimit me kryetarët e komunave në veri të Izraelit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:39, 28 nëntor, 2023
Tel Aviv, 28 nëntor 2023 (MIA)- Ushtria izraelite është e përgatitur për çdo skenar përgjatë kufirit me Libanin, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së forcave mbrojtëse izraelite (IDF) Herzi Halevi gjatë takimit me kryetarët e komunave në veri të Izraelit.
"Sollëm vendim të rëndë për t'i evakuuar banorët në veri dhe unë jam falënderues për mënyrat se si treguat qëndrueshmëri dhe durim dhe na lejuat të luftojmë”, tha Halevi.
Siç publikoi Tajms of Izrael, ai shtoi se kthimi i banorëve të evakuuar do të jetë i koordinuar me autoritetet lokale, ku siç thuhet, "kuptohet se nuk do mundemi të kthehemi në gjendjen që ishte këtu para luftës".
"Gjatë tetë javëve të kaluara, luftëtarët e IDF-së dhe komandantët e tyre luftuan me vendosmëri dhe mbrojtën shtëpinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe jemi të përgatitur për zhvillimet në fronte të tjera, përfshirë edhe në veri”, tha Halevi. ss/
Foto: IDF