• e enjte, 26 dhjetor 2024

Halevi: Jemi të gatshëm për çdo skenar përgjatë kufirit libanez

Halevi: Jemi të gatshëm për çdo skenar përgjatë kufirit libanez

Tel Aviv, 28 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës izraelite (IDF) Herzi Halevi u takua me kryetarët e komunave në pjesën veriore të Izraelit, duke u thënë se Armata është e gatshme për çdo skenar përgjatë kufirit me Libanin.

"Morën vendim të vështirë që t'i evakuojmë banorët në veri dhe jam mirënjohës për mënyrën në të cilën treguat qëndrueshmëri dhe durim dhe na lejuat të luftojmë", tha Halevi.

Ai theksoi se kthimi i banorëve të evakuar do të koordinohet me autoritetet lokale "me mirëkuptim se nuk do të mund të kthehemi në situatën që ka ekzistuar para luftës".

Disa tonë ndihmë janë dërguar në pjesën veriore të Gazës. bsh/

Foto: IDF

QËNDRONI TË LIDHUR