• e enjte, 18 korrik 2024

Halevi: Jemi afër fundit të çmontimit të sistemit ushtarak në veri të Gazës

Halevi: Jemi afër fundit të çmontimit të sistemit ushtarak në veri të Gazës

Tel Aviv, 17 nëntor 2023 (MIA)- Ushtria izraelite është "afër çmontimit të sistemit ushtarak" që ishte prezentë në pjesën veriore të Gazës, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së forcave izraelite të mbrojtjes, gjenerali Herzi Halevi.

"Edhe nëse ka ende punë që duhet kryer, ne me sukses do të afrohemi drejt tyre. IDF do të vazhdojë me operacione në Rripin e Gazës, kurse sa na takon neve, më shumë rajone do të jenë caku jonë. Sistematikisht shkatërrojmë oficerë dhe operativë, dhe pastaj shkatërrojmë edhe infrastrukturën e terroristëve" tha Halevi në videon e publikuar nga IDF në kanalin Telegram.

Gjenerali izraelit tha se ka biseduar me ushtarët izraelitë në Gazë, duke vlerësuar performancën e tyre deri tani "shembullore" dhe duke bërë thirrje "të mësojnë leksionet e disa javëve të kaluara dhe në të ardhmen ato t'i bëjnë edhe më mirë".

Gjatë sulmeve në Hamas nga 7 tetori ushtria izraelite fokusin e ka vënë në ofensivën tokësore në veri të Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant tha se ka filluar faza e re e operacionit, që është tregues plotësues se Izraeli mund të fillojë të përqendrojë sulmet në pjesët jugore të enklavës. 

Banorët e jugut të Gazës deklaruan se forcat izraelite kanë lëshuar broshura në zona të caktuara me paralajmërimin që të largohen. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR