• e premte, 27 dhjetor 2024

Hakerët kanë vjedhur të dhëna të të punësuarve në Fondin britanik për mbrojtjen e pensioneve

Hakerët kanë vjedhur të dhëna të të punësuarve në Fondin britanik për mbrojtjen e pensioneve

Londër, 24 mars 2023 (MIA) - Grupi i hakerëve (Ci0P) ka marrë të dhëna për të punësuarit në Fondin britanik për mbrojtjen e pensioneve, duke përdorur shërbim për transmetimin e të dhënave nga ana e tretë, publikoi Blumberg.

Fondi menaxhon me pronë prej 39 miliardë stërlina nga 295.000 anëtaret e tyre dhe i mbron njerëzit me pension kur punëdhënësi do të i paaftë për të paguar.

Në komunikatën e Fondit theksohet se hakerët kanë komprometuar disa të dhëna nga të punësuarit, por se informacionet e vjedhura "nuk janë ndërlidhur me anëtarë ose pensionistë".

Grupi i hakerëve Ci0P e mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Fondit.

Grupi është i njohur për përdorimin e të ashtuquajturit "ransomware" për të enkriptuar kompjuterët e viktimave të tij në mënyrë që ata të mos mund të aksesohen, pastaj kërkon pagesë për të zhbllokuar datotekat dhe kërcënon se do të publikojë informacionin e vjedhur në internet.

Supozohet se anëtarët e Ci0P janë rusë dhe janë një nga grupet më të suksesshme të shpërblesës në vitet e fundit, duke zhvatur qindra miliona dollarë nga viktimat e tyre, sipas Blumberg. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR