• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë për datotekat e vjedhura në një sulm kibernetik nga operatori i aeroportit në Sietëll

Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë për datotekat e vjedhura në një sulm kibernetik nga operatori i aeroportit në Sietëll

Uashington, 19 shtator 2024 (MIA) - Hakerët kërkojnë gjashtë milionë dollarë në bitkoin nga operatori i Aeroportit ndërkombëtar Sietll-Takoma për dokumentet që ata kanë vjedhur në një sulm kibernetik muajin e kaluar dhe i postuan në rrjetin e errët këtë javë, deklaroi dje përfaqësuesi zyrtar i aeroportit, Lans Lajtll.

Porti në Sietll, pronari dhe operatori i aeroportit, ka vendosur të mos paguajë, tha përfaqësuesi zyrtar.

Aeroporti më parë e lidhi sulmin me një bandë të quajtur Risida, ndërsa tani FBI po kryen një hetim penal, tha Llajtll. Ai para komisionit të Senatit amerikan deklaroi se aeroporti dukej se e kishte ndaluar sulmin, por hakerët ishin ende në gjendje të kodojnë disa të dhëna.

Llajtll nuk i përshkroi dokumentet. Ai tha se aeroporti do të kontaktojë me secilin, informacione personal të cilat mund të jetë vjedhur. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR