• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hakerë nga Koreja e Veriut dyshohen për hakerimin e të dhënave nga stërvitjet mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Hakerë nga Koreja e Veriut dyshohen për hakerimin e të dhënave nga stërvitjet mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Seul, 21 gusht 2023 (MIA) - Hakerët e Koresë së Veriut nga grupi "Kimsuki" dyshohen se kanë hakeruar të dhëna për stërvitjen e përbashkët ushtarake amerikano-koreane që do të fillojë sot, ndonëse informacionet e klasifikuara nuk janë kompromentuar,, kumtoi policia e Koresë së Jugut.

Policia kumtoi hakerët koreano-veriorë kryen sulmin përmes një emaili dërguar punonjësve në një qendër trajnimi të përbashkët të simulimit të luftës Koresë Jugore-SHBA në Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut ka mohuar më parë ndonjë rol në sulmet kibernetike. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR