• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hakerët me muaj kanë pasur qasje të pavërejtur drejt të dhënave të Komisionit zgjedhor britanik

Hakerët me muaj kanë pasur qasje të pavërejtur drejt të dhënave të Komisionit zgjedhor britanik

Londër, 8 gusht 2023 (MIA) - Hakerët, plot 15 muaj, në vitin 2021 dhe vitin e kaluar, në mënyrë të pavërejtur kanë pasur qasje drejt listave zgjedhore në Britani të Madhe, kumtoi sot Komisioni zgjedhor, duke shtuar se bëhet fjalë për "sulm kompleks kibernetik".

"Aktorët armiqësorë" kanë mundur të kenë qasje drejt hollësive për emrin dhe adresën e secilit në Mbretëri të Bashkuar që është paraqitur për votim në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2022, si dhe drejt emrave të atyre të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit, ceket në kumtesën e Komisionit, transmeton Bllumberg.

Komisioni pranon se hakerët për herë të parë kanë pasur qasje drejt sistemeve të Komisionit zgjedhor në gusht të vitit 2021, por se sulmi kibernetik është zbuluar madje në tetor të vitit 2022.

Komisioni thekson se nuk ekziston "rrezik i lartë" për individët, drejt të dhënave të të cilëve kanë pasur qasje hakerët.

"Sulmi nuk pati kurfarë ndikimi ndaj procesit zgjehdor", ceket në kumtesë dhe shtohet se ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin.

Komisioni zgjehdor britnaik njëkohësisht konfirmoi se edhe sistemi i tij për e-postë është hakuar. Drejtori ekzekutiv i Komisionit zgjedhor, Shon Meknali, në deklaratë tha se Komisioni ende nuk është në pozitë të dijë drejt cilave të dhëna kanë pasur qasje hakerët. Ai shtoi se secili që ka qenë në kontakt me Komisionin apo është regjistruar të votojë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2022 "duhet të ketë kujdes për përdorimin e paautorizuar apo zbulimin e informatave personale". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR