• e mërkurë, 02 tetor 2024

Hagari: Ushtarët nuk do të shkojnë në Bejrut, operacioni tokësor do të jetë i shkurtër

Hagari: Ushtarët nuk do të shkojnë në Bejrut, operacioni tokësor do të jetë i shkurtër

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i armatës izraelite, kontra admirali Daniel Hagari sot ka deklaruar se ushtarët e IDF-së (Forcat izraelite të mbrojtjes) nuk do të hyjnë në Bejrut, as në ndonjë qytet më të madh në Liban dhe se operacioni tokësor në vendin fqinj në veri, që filloi këtë mëngjes, do të jetë sa më shpejt që është e mundur.

"Fokusohemi në zonën e fshatrave, zonë në afërsi të kufirit tonë. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet në atë fushë që ta shkatërrojmë infrastrulturën e Hezbollahut", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

"Nuk do t'ia zbuloj këtë armikut, por e bëjmë atë sa më shkurt që mundemi, me ditë, javë. Do ta bëjmë të nevojshmen, operacion lokal dhe të kufizuar që e zbatojmë tani", u përgjigj zëdhënësi në pyetjen se sa do të zgjasë operacion tokësor.

Ai tha gjithashtu se ushtria izraelite ka kryer sulme të kufizuara ndërkufitare për disa muaj, siç raportohet nga mediat izraelite sot, dhe se qëllimi është të mundësojë kthimin e sigurt të rreth 60.000 izraelitëve të zhvendosur nga veriu i vendit në shtëpitë e tyre. 

Ushtarët kanë hyrë në infrastrukturën nëntokësore të Hezbollahut, në gjithsej më shumë se 700 vende gjetën depo të fshehura për armë dhe i shkatërruan ato, dhe kishte burime të prodhimit iranian.

Hagari tha se pavarësisht kësaj, ka ende punë për të bërë, pasi Hezbollahu ka vite që ndërton, përgatit dhe pajis infrastrukturën e tij. mb

 

QËNDRONI TË LIDHUR