• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hagari: Hamasi nuk mund të shkatërrohet

Hagari: Hamasi nuk mund të shkatërrohet

Tel Aviv, 19 qershor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) Daniel Hagari sot vlerësoi se qëllimi për çrrënjosjen e grupit terrorist Hamas "nuk është arritur".

“Hamasi është një ide. Ata që mendojnë se mund të zhduket e kanë gabim”, ka thënë Hagari në një intervistë për Kanalin 13, dhe ka vlerësuar se kushdo që premton një gjë të tillë po “mashtron publikun”, shkruan "Tajms of Izrael".

Sipas tij, nëse qeveria nuk gjen alternativë tjetër, Hamasi do të mbetet në Gazë.

Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu publikoi në një kumtesë se një nga qëllimet e luftës ishte "shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit".

“IDF sigurisht që është e përkushtuar për këtë”, shtohet në kumtesën. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR