• e enjte, 26 dhjetor 2024

Hagë: Prokuroria ka përfunduar fjalët hyrëse në gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Hagë: Prokuroria ka përfunduar fjalët hyrëse në gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Hagë, 3 prill 2023 (MIA) - Prokuroria përfundoi sot fjalët hyrëse para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë në fillim të gjykimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Përveç dënimit me burg të detyruar, prokuroria pretendon se katër të pandehurit – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë përgjegjës për të paktën 102 vrasje.

Prokurori Xhejms Pejs tha se të paktën 20 persona të tjerë që u vranë janë ende të zhdukur.

Ai tha se të burgosurit mbaheshin në kushte shumë të këqija, se ishin të lidhur me zinxhirë dhe nuk iu dhanë ushqim.

“Arrestimet në lokacione të caktuara kanë qenë aq të këqija sa që disa kanë menduar se vdekja është alternativa më e mirë për ta”, tha prokurori, duke theksuar se të pandehurit i dinin të gjitha këto.

Prokurori Pejs tha se të burgosurit ishin rrahur ose keqtrajtuar fizikisht, dhe disa nga metodat e torturës përfshinin goditjen e trupit me shkopinj, prerjen e trupit me thika, goditje elektrike, lëndim me dyllë të nxehtë dhe të tjera.

Prokurori tha gjithashtu se disa nga të burgosurit janë detyruar të hapin varret e tyre, ndërsa disa janë rrahur derisa kanë humbur ndjenjat.

Ai tha se ata që i kanë mbijetuar torturave për më shumë se 25 vjet po jetojnë në vuajtje dhe konkludoi se duhet të marrin drejtësi.

Prokuroria e specializuar gjatë prezantimit të fjalëve hyrëse deklaroi se ka raportime nga organizata ndërkombëtare se UÇK nuk është transformuar pas përfundimit të luftës, përkatësisht se është shkelur marrëveshja për çmilitarizimin.

Prokuroria pretendon se krimet janë kryer në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme për arritjen e një qëllimi të përbashkët kriminal.

Është shfaqur edhe një hartë me vendndodhjet ku dyshohet se janë mbajtur të burgosurit, ndërsa prokuroria ka thënë se gjatë gjykimit do të vërtetohet se si janë zhvendosur nga burgu në burg, si në territorin e Kosovës ashtu edhe në Kukesh dhe Cahan në veri të Shqipërisë.

Prokurori Xhejms Pejs tha se mes viktimave kishte njerëz që merreshin me pylltari, bujqësi, si dhe gazetarë, mësues e të tjerë.

Prokurori i Gjykatës Speciale ka përmendur tre fshatra, në të cilat janë mbajtur njerëzit dhe më pas disa prej tyre janë vrarë.

Bëhet fjalë për fshatrat Lapushnik, Kleçkë dhe Zllash.

Në Lapushnik, prokurori tha se nga fundi i prillit 1998 deri më 25 apo 26 korrik 1998 janë arrestuar 30 persona.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e 10 viktimave që mbaheshin aty.

Vendi i dytë që përmendet është Zllashi dhe të pandehurit akuzohen për vrasjen e njërit prej tetë të arrestuarve.

Sipas prokurorit, në Kleçkë janë arrestuar 20 persona dhe 11 prej tyre janë vrarë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR